21 shtator 2015 – Që imagjinata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, mund të shkonte deri aty sa të keqpërdorte edhe figurën e Heroit Kombëtar, mund të dukej e paimagjinueshme deri paraditen e sotme, shkruan “Lapsi.al”.
Veliaj postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale një foto të monumentit të Skënderbeut, që gjendet pak metra larg zyrës së tij, të zbritur nga kali dhe të hipur në një biçikletë. “Gjergji u bë gati për nesër, po ti?” pyet Veliaj në hashtagun “pedalo me Skënderbeun”. Siç duket, kjo fantazi e shthurur deri në lajthitje ka hasur në reagime të forta, pasi Veliaj është detyruar ta fshijë menjëherë foton nga profilet e tij në Twitter e Facebook.
/portali DurresLajm/





