Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Në një postim në Twitter, Soreca thotë se ky vendim ndaj të të pandehurit Dajti të akuzuar për vrasjen e katër policëve kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.