Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale mbi vendimin e marrës së fundi nga Ministria e Shëndetësisë që nga 1 dhjetori të mbyllen pjesërisht shkollat.

Basha shkruan në Twitter se Rama nuk ka asnjë plan dhe se ka humbur kontrollin e pandemisë.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!”