Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura, 9 dhe 13 vjeçe.
Arrestimi i 56-vjeçarit ndodhi dy ditë më parë, pasi 13-vjeçarja ju kishte treguar familjarëve për veprimet e tij, dhe këta të fundit bënë denoncimin në polici.
E mitura ka thënë se i prangosuri që është fqinj me familjen e ka ngacmuar me fjalë të turpshme në disa raste kur ka qenë e vetme dhe më kushërirën me të vogël.
Por nga ana tjetër 56-vjeçari ka mohuar akuzat duke deklaruar se ai shfaqte dashamirësi ndaj vajzave dhe asnjë herë nuk i ka ngacmuar.
“R. S., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave, 9 dhe 13 vjeç.”, njoftonte policia më 8 korrik.