Pas thashethemeve për një krizë në martesë, këngëtarja Vesa Luma ka reaguar publikisht, duke vulosur marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Big Bastën.
Pak përpara se reperi të bëhej pjesë e formatit “Ferma VIP”, në mediat rozë qarkulluan zëra për probleme në çift. Por me një postim të fundit në rrjetet sociale, Vesa ka hedhur poshtë të gjitha aludimet.
“Zemra mal,” ka shkruar ajo, duke reaguar pas shpalljes së Big Bastës si “fermeri më i votuar” për të qëndruar në garë.
Çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë një djalë së bashku, duke mbetur një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
