Këngëtarja Vesa Luma ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku foli për jetën në Zelandën e Re dhe planet për të zgjeruar familjen.

E pyetur nëse mendon të sjellë në jetë një motër apo vëlla për të Lianin, përgjigja ishte pozitive.

Këngëtarja tha se e kanë në plan dhe presin vetëm ta bëjnë realitet.

“Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Vesa me bashkëshortin e saj Big Basta, jetojnë prej kohësh në Australi, ku po zhvillojnë karrierën e tyre.