Një i moshuar në qytetin e Durrësit ka ndërruar jetë pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.

I moshuari i moshës 82-vjeçare, shtetasi R.M., sipas policisë, u dërgua pa shenja jete në spital ditën e djeshme.

Bëhet me dije se në kushte të rënda, ai i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë në banesën e tij.

Pas aktit të vetëflijimit, policia i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.