Një tragjedi e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Uruguaj teksa futbollisti Uilliams Martinez vari veten si pasojë e problemeve psikologjike.38-vjeçari nuk kishte zbritur në fushën e blertë që prej vitit të kaluar kur rezultoi pozitiv me Covid-19 teksa ditën e sotme është gjetur i vetëvrarë. Martinez luante në rolin e qendërmbrojtësit dhe kishte një karrierë të pasur me skuadra në vendin e tij si futbollist dhe gjithashtu ishte aktivizuar dhe në kampionatin e futbollit në Francë për Reimsin dhe Valensienin.

Ndërkohë vlen të theksohet se ngjarja ndodhi 6 muaj pas vdekjes së futbollistit Santiago Garsian. Rastet janë të ngjashme me njëra tjetrën, si për Martinezin ashtu dhe Garsian, dyshohet se shkak ka qenë depresioni. Nisur nga situata alarmante, federata uruguaiane e futbollit, vendosi të pezullojë kampionatin në fundjavë.Mediat vendase raportojnë se vitin e kaluar ka pasur edhe disa raste të tjera në ligat e ulta duke ngritur alarmin për gjendjen psikologjike të fubollistëve në futbollin uruguaian.