KORCE, 2 maj 2013– Një 22-vjeçare e quajtur Qerime Hetemaj i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Korçë, duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ravonik, ku 22-vjeçarja është vetëvrarë me pushkë në shtëpinë e saj.
22-vjeçarja u gjet e pajetë nga bashkëshorti i sa,j Alban Serjani, i cili nuk mundi ta përballonte traumën dhe tentoi të vetëvritej me të njëjtën armë.
Fatmirësisht familjarët e tij arritën në kohë, duke ndaluar të riun të kryente aktin e vetëvflijimit.
Ende të paqarta shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa mësohet se vajza u kishte lënë familjarëve edhe një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet e ditur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet.





