Një 69-vjeçar që jetonte i vetëm, i ka dhënë fund jetës paraditen e sotme në Shijak.
Policia e Durrësit bën me dije se viktima është shtetasi E.I.
Ai u vetëvra me armën e gjahut që e kishte me leje.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Lagjen Popullore, Shijak, është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, në banesën ku jetonte i vetëm, shtetasi E. I., 69 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





