Në verë, Victor Osimhen do të shitet te PSG ose Premier League, tek kushdo që do të paguajë klauzolën e lirimit të nigerianit prej 120 deri në 130 milionë euro.

Dhe tashmë Napoli ka zgjedhur trashëgimtarin e tij, i cili si Osimhen do të vijë nga Lille, me të cilin klubi blu ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Ky është Jonathan David, qendërsulmuesi kanadez i lindur në vitin 2000, i cili këtë vit ka shënuar 23 gola në 40 paraqitje dhe kontrata e tij me klubin francez skadon në vitin 2025.

La Gazzetta dello Sport, shkruan se drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit, Manna, ai ka takuar përfaqësuesit e lojtarit javën e kaluar, të cilët tashmë do të kishin dhënë pëlqimin e tij për transferimin, pavarësisht nëse napolitanët kualifikohe në Champions apo jo.

Në takimin që ndodhi mes drejtori Manna dhe disa ndërmjetësve të lojtarit, janë hedhur themelet për një operacion që do të nisë vetëm në verë, por që nuk duhet të ketë asnjë problem.

Davidi tërhiqet shumë nga projekti teknik dhe do të kishte dhënë pëlqimin për Napolin, që është gati të trefishoj pagën e tij.

Ai aktualisht fiton rreth një milion plus bonuse, dhe do t’i ofrojë një kontratë pesëvjeçare.

E vetmja pengesë mund të jetë vlerësimi i lojtarit, sepse Lille kërkon 50 milionë dhe Napoli për momentin ka ofruar 35 mln plus bonuse të lidhura me rezultatet, por marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe për këtë arsye marrëveshja do të gjendet lehtë, edhe sepse kontrata e sulmuesit me francezët skadon në vitin 2025  dhe nuk do të rinovohet.

Çështje të tjera kontraktuale, si të drejtat e imazhit ose përfshirja e mundshme e një klauzole për shitjen e tij në të ardhmen, natyrisht që do të mbeten për t’u diskutuar me lojtarin, por pasardhësi i Osimhen te Napoli tashmë është caktuar.