17 qershor 2015 – Një aksident i frikshëm me makinën e tij Ferrari mund të kishte shkuar më keq për mesfushorin e Juventusit dhe Kilit, Arturo Vidal, i cili ka shpëtuar pa pasoja të rënda. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin Santiago ku makina e lojtarit u përplas me një tjetër automjet pasi Vidal e ngiste automjetin nën efektin e alkoolit. Lajmi konfirmohet nga policia që shoqëroi lojtarin i cili u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë. Makina Ferrari 458 u shkatërrua plotësisht, ndërsa Vidal dhe bashkëshortja e tij kanë marrë vetëm plagë të lehta edhe pse u transportuan menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme. Nuk ka ende një dinamikë të aksidentit por gjithçka do të zbardhet gjatë orëve të ardhshme pasi policia po vazhdon hetimet.Në spitalin “San Luis” ishte i pranishëm edhe përgatitësi atletik i Kombëtares së Kilit, Jorge Desio, i cili mori informacione rreth gjendjes së lojtarit i cili shfrytëzoi ditën pushum të caktuar nga trajneri për ta kaluar me bashkëshorten në një qendër tregtare në periferi të Santiagos. Ndërkohë, në një mesazh të publikuar në Tëitter, mesfushori siguron tifozët se është në gjendje të mirë dhe i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe interesimin.
Vidal i alkoolizuar, aksidentohet me Ferrari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dosja ‘Meta’, Fatime Kryemadhi refuzon gjykimin e shkurtuar: S’kam bërë pastrim parash!
Një ditë pas shpalljes së marrëveshjes SHBA-Iran, 600 anije të bllokuara presin radhën për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit!
Sherri në GJKKO, vëllezërit Bushgjokaj goditën me grushte dhe e përplasën për muri Petrit Çakrrin! Dëmtohen edhe tre efektivë të burgjeve
I kërkuar me urdhër evropian dhe i dënuar, shqiptari arrestohet sapo zbret nga trageti në Brindisi! Ja sa burg do vuajë





