Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e dy hajdutëve, që janë filmuar gjatë momenteve teksa vidhnin në banesa e lokale.

Në kuadër të dy operacioneve policore, të koduara “Home”dhe “Bar”, policia arrestoi në flagrancë dy hajdutët: Amarildo Vezi 27 vjeç dhe Edmond Piraniqi 39 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm.

Ditën e djeshme, një qytetar ka pikasur 27-vjeçarin Vezi që po hynte nga ballkoni i një apartamenti në ndërtim dhe e ka filmuar. Qytetari ka njoftuar edhe Sallën Operative, ku uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur.

Po ashtu, policia ka publikuar edhe pamjet e personit tjetër të arrestuar, 39-vjeçarit Piraniqi, i cili vidhte kryesisht në lokale. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë së një prej lokaleve të Durrësit.