Dy autorë të 11 vjedhjeve në Durrës, konkretisht të banesave dhe lokaleve, janë arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të dy operacioneve brenda 24 orëve, të koduara “Home” dhe “Bar”.

U arrestuan:

Amarildo Vezi  27 vjeç, banues në Durrës dhe Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

Nga puna hetimore dokumentohen 11 vjedhje banesash dhe lokalesh, të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm.

Sekuestrohet një thikë, kaçavida, doreza, pinca dhe kapuçë.

Arrestimi i hajdutit të banesave

Ditën e djeshme, një qytetar sapo ka pikasur një shtetas, i cili po hynte nga ballkoni i një apartamenti në ndërtim ka njoftuar Sallën Operative.

Uniformat blu më të marrë njoftim menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore duke e arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, në pallatin në të cilin ishte futur, konkretisht shtetasin:

• Amarildo Vezi  27 vjeç, banues në Durrës.

Vezi, më datë 14.02.2018, në lagjen nr.3, Durrës është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë sende të ndryshme në një pallat në ndërtim, duke u futur nga ballkoni i një apartamenti.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet edhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

1. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.7 , Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.D. 

2. Më datë 07.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S.U. 

3. Më datë 08.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur servisin e shtetasit A.S.   

4. Më datë 14.02.2018, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit M.J. 

Në cilësinë e provave materiale i’u gjetën dhë sekuestruan  mjetet që përdorte për kryerjen e veprës penale si: kaçavida, doreza, pinca. 

Arrestimi i hajdutit të lokaleve

Në kuadër të Operacionit Policor “Bar” Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Edmond Piraniqi 39 vjeç, banues në Durrës.

Piraniqi, më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.8 Durrës është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit T.J. 

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasi I mësipërm dyshohet edhe si autor I vjedhjeve të mëposhtme:

1. Më  datë  30.09.2017, në lagjen Nr. 1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur një lokal të  menaxhuar nga shtetësia E.H.  

2.Më  datë  03.02.2018, në lagjen Nr.11 Durrës  dyshohet se  ka vjedhur  lokalin në pronësi të  shtetasit I.R. 

3. Më  datë  08.02.2018, në lagjen Nr.1 Durrës dyshohet se  ka vjedhur  lokalin  në pronësi të shtetsit   F.V. 

4. Më  datë 10.02.2018, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se  ka vjedhur lokalin  në pronësi të shtetasit  A.T. 

5. Më datë 10.02.2018, në lagjen Nr. 13 Plazh dyshohet se ka vjedhur më thyerje lokalin në pronësi të shtetasit S.B. 

Në cilësinë e provës materiale i’u gjet dhe sekuestrua një thikë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat  penale:

•" Vjedhja"  në ngarkim  të shtetasit Amarildo Vezi  parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

• " Vjedhja" dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim  të shtetasit Edmond Piraniqi parashikuar në nenet 134/2 dhe 279  të Kodit Penal.