Ndërsa po zhvillohet etapa e tretë e Giro D’Italia në Vlorë, një dhi e zezë është shkëputur nga tufa dhe ka hyrë mes çiklistëve, duke krijuar rrezik për garuesit, por fatmirësisht nuk pati asnjë pasojë.

Edhe me pak fat, neozelandezi Dion Smith e shmangu përplasjen dhe arriti të vazhdonte garën e tij duke dalë nga pista e garës në një moment.

Kujtojmë se kjo etapë është 160 km e gjatë dhe përfshin kalimin spektakolar mbi Qafën e Llogarasë.