26 nëntor 2015 – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte e ftuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe teksa i drejtohej derës së komisionit, ajo është “ngacmuar” nga kameramanët.
“O sa e mirë je!”, i thotë një kameraman ministres.
Më pas, ministrja kthen kokën, dhe me sportivitet, përgjigjet plot humor duke shkaktuar të qeshura të mëdha në korridor.
“Mos më ngacmoni, se kam qenë edhe unë dikur 20 vjeç”, përgjigjet me batutë Kodheli.
/portali DurresLajm/





