Dimri është një nga armiqtë kryesorë të fytyrës pasi edhe lëkura është më e ndjeshme kur moti është i ftohtë. 

Gjatë kësaj periudhe kur temperaturat janë më të ulëta, lëkura kërkon një kujdes më të lartë për të shmangur kështu disa nga problemet kryesore që shkaktohen si tharja, e shoqëruar me skuqje, kruarje apo irritim.

Esmeralda Babamusta, mjekja dermatologe në klinikën “Panacea” në Durrës, këshillon që për të shmangur tharjen e fytyrës të bëjmë hidratim sa më të shpeshtë të saj, ndërsa sugjeron përmbajtjen që duhet të kenë kremrat që vijnë në ndihmë për këtë gjë.

“Kujdesi gjatë stinës së dimrit, nuk ndryshon shumë gjatë stinës së verës por ka edhe ajo specifikat e veta. Nëse në verë ne përdorim kremra me një formulë më të lehtë që janë më të thjeshta, të absorvueshme nga lëkura jonë, në dimër përdorim formula kremrash ose pomadash që janë më të pasura ose me peshë molekulare më të mëdha që të mbajnë  hidratim sa më të gjatë.  Duke qenë se ne mund të kemi tendencë për lëkurë të thatë, duhet të bëjmë hidratim sa më të shpeshtë të fytyrës, mundësisht në mgjes dhe në darkë. Duhet të kemi kujdes edhe nga dushet e ngrohta dhe të stërzgjatura pasi dëmtojnë shumë lëkurën. Kremrat e pasur me çeramide, me omega 3, me vitamin D.”

Ndonëse shumë persona kanë tendencën të besojnë se kremi mbrojtës ndaj diellit nuk është i nevojshëm në dimër, Babamusta thekson se ai duhet të jetë absolut gjithë kohën.

“Duhet të jetë absolut gjithë kohë, mundësisht të jetë mesatarisht 30 SPF, të ketë përmbajtje oksizingu edhe oksiditani, që janë shumë të rëndësishëm, të jetë me minerale, të aplikohet mundësisht çdo dy tre orë, dhe të jetë rezistent ndaj ujit ose dhe djersës.”

Të jesh i/e bukur nuk mjafton, ndaj vijnë në ndihmë edhe trajtimet estetike, të kombinuara në varësi të lëkurës, e sipas dermatologes Babamusta, kjo periudhë është më e përshtatshmja për t’i bërë ato për fytyrën, qafën, dekoltenë apo për duart.

Duke u ndalur te fytyra, mjekja përmend më tej trajtimet që ofrohen në klinkën “Panacea” si peeling (kimik ose facial), trajtimi i gushës dyshe, apo dermapen.

“Në klinikën tonë ne kemi produkte të peeling që janë të personalizuar për çfarëdo lloj tipologjie lëkure, që mund të jetë e thatë, e plakur, me njolla, akne etj.. Këshillohet shumë gjatë periudhës së dimrit sepse pas peeling ndodh edhe një rrjepje dhe pacienti është më komod që ta kalojë në këtë kohë dhe është më i mbrojtur nga dielli.” 

Grupmosha e 35 vjeç e lart janë ata që tregojnë më shumë kujdes për veten, duke qenë se atëherë fillojnë të duken edhe shenjat e para të plakjes, por sipas dermatologes, tashmë është ndërgjegjësuar edhe brezi më i ri, ai i 25-vjeçarëve.

“Grupmosha që vjen kryesish te ne shumica është 35-45-vjeçe, ndoshta është edhe grupmosha që fillon dhe shikon shenjat e para të plakjes në lëkurë, rrudhat e imta, mund të jetë një lëkurë e varur, një lëkurë që humbet shkëlqimin e saj, teksturën e saj, një lëkurë ë flashkët ose njolla. Dhe është momenti që këto problem fillojnë evidentohen kur pacienti shikon veten në pasqyrë dhe bien “këmbanat e para” të plakjes. Por kemi edhe një tendencë që mua më pëlqen shumë, është grupmosha e re, brezi i ri 25-35 vjeç kur edhe shenjat e para nuk kanë filluar, por ndërgjegjësimi për veten, kujdesi për veten është shumë herë më i madh se çmund të ketë qenë psh para dy tre dekadash.”

Gertjana Daçi