Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, së bashku me kandidatet për deputete Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra, është ndalur në lagjen nr.9 dhe zonën e Spitallës.

Duke u ndalur në investimet që pritet të realizohen në këto lagje të qytetit, kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan: “Do të fillojë rehabilitimi i pallateve të ndërtuara para vitit 1993, investimi për rrjetin e ri të ujësjellësit, që do të garantojë 24 orë furnizim me ujë, përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturë.”

Sipas Sakos, “tashmë investime madhore si ecoparku, zona e re e zhvillimit që po kryhen në Spitallë do ta transformojnë të gjithë këtë zone”.

Së bashku me pjesëtarë të ekipit fitues të Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Kejda Ferra kemi takuar dhe bashkëbiseduar me…

Posted by Emiriana Sako on Wednesday, March 31, 2021