Një incident i tmerrshëm i kapur nga kamera tregon momentin kur një kajaker në brigjet e Kilit u gëlltit nga një balenë gunga e cila më pas e pështyu.
Kajakeri Adrian Simancas Simancas ndodhej në brigjet e Kilit, i shoqëruar nga babai i tij i cili ishte në një kajak tjetër, kur një balenë me gunga doli në sipërfaqe dhe e gëlltiti bashkë me kajakun dhe ngjarja u regjistrua në kamera nga babai i tij.
“Mendova se kisha vdekur. Mendova se më kishte ngrënë, më gëlltiti”, tha Simankas.
Babë e bir kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë në breg pas ngjarjes.





