Pas bullizimit, fyerjeve në masë për profesorin kosovar ka ardhur dhe mbështetja andej e këtej kufirit, mes tyre dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Profesori nga Kosova Lulzim Paci është bërë temë e mediave ditët e fundit pasi u bullizua për kërcimet e tij me muzikë popullore.
Videot e tij të postuara në Tik-Tok u shpërndanë dhjetëra herë, ndërsa një deputete e Vetëvendosjes kërkoi pushimin e tij nga puna.
Por një tjetër rrjedhë morën zhvillimet pas rrëfimit të tij, ku u shfaq i përlotur duke deklaruar se i kishte kërkuar vëllait të mos tregonte se e kishte vëlla, por kushëri për shkak të ofendimeve ndaj tij.
Kjo gjë nxiti sensibilizim në Kosovë, e së fundmi dhe në Shqipëri.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar një video në Tik Tok duke kërcyer me flamurin e Shqipërisë në duar muzikë popullore e shoqëruar nga ish-deputetja Floida Kërpaçi dhe me hashtagun e emrit të profesorit Lulzim Paci.
@monika.kryemadhi #shqiperi #kosove #lulzimpaci #tiktok @Floida Kerpaci ♬ original sound – JOQ Albania