Mediat në Zvicër nuk ngurruan ta cilësonin situatë “toksike” atë të Granit Xhakës dhe mesfushori iu përgjigj të gjitha polemikave në mënyrën e tij.

Kapiteni i Zvicrës ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në fitoren ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe në fund e vulosi rezultatin 4-1 duke shënuar me penallti.

Por ndryshe nga herët e tjera, festimi nuk ishte me entuziazmin e zakonshëm të një goli në Botëror, por dukej qartë që e kishte më ata që e kishin kritikuar. Ai çoi dorën lart duke bërë shenjën e të folurit, si për të treguar se të gjithë mund të vazhdonin të flisnin kot për të.

SHIH VIDEON