Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar në hollin e një hoteli ku po zhvillohej darka tradicionale e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në prani të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas raportimeve paraprake, një person hapi zjarr brenda ambienteve të hotelit, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, u evakuuan menjëherë nga shërbimet e sigurisë, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance.
Autori i dyshuar u neutralizua në vendngjarje nga forcat e rendit. Ai është identifikuar si 31-vjeçari nga Kalifornia, Cole Tomas Allen. Sipas burimeve zyrtare, një agjent i sigurisë ka mbetur i plagosur lehtë gjatë ndërhyrjes.





