Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e garave me motora në Brazil mes dy pilotëve që kanë humbur jetën pas një përplasjeje në pistë.

Në aksident u përfshinë 42-vjeçari Andre Verissimo Cardoso dhe 38-vjeçarin Erico Verissimo da Ros dhe ngjarja ndodhi gjatë raundit të parë të gares GP 1000.

I pari humbi kontrollin e motorit të tij dhe rrëshqiti duke e gjetur veten të ekspozuar në mes të pistës me mjetet e tjera që i dalin përballë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve ia dolën ta shmangnin, përveç të dytit, që përplaset me të. Sigurisht, gara u ndërpre menjëherë dhe të dy drejtuesit u dërguan me urgjencë në spital. Mirëpo, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ata humbën jetën.