Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Zjarri përfshiu ballkonin e një apartamenti në katin e pestë pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Flakët, të favorizuara nga era dhe materialet lehtësisht të djegshme, rrezikonin të përhapeshin në katin e poshtëm, por kjo u shmang nga ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse.

Ata arritën të shuajnë zjarrin, prej të cilit u regjistruan fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.