18 nëntor 2015 – Po ju si do të reagonit nëse do të shihnit që shumë pranë jush do të kishte të shtëna me armë dhe dikush do të plagosej ose do të vritej?

Një grup djemsh të rinj kanë vënë në provë sjelljen e qytetarëve duke inskenuar një vrasje me armë në Tiranë. Në kurthin e tyre ranë shumë persona, të cilët ia mbathin nga sytë këmbët.

“Jemi një grup djemsh që duam të provojmë të bëjmë diçka të re në Shqipëri, diçka e cila në vendet e zhvilluara evropiane praktikohet jashtë mase. Bëhet fjalë për disa video të cilat nëpërmjet situatave të ndryshme sa tragjike, të sikletshme, emocionuese, aq edhe komike, do të shohim reagimin e shoqërisë shqiptare, si në videot e fshehta gazmore, ashtu edhe në eksperimentet sociale”, thotë grupi i djemve që do të provokojnë qytetarët.

Shihni videon ç'bënë qytetarët e Tiranës në këtë rast.

/S.L. portali DurresLajm/