Trafik i rënduar në rrugën “Egnatia” dhe në rrugën “Taulantia” për shkak të dhjetëra automjeteve të mbështetësve të PD-së dhe opozitës së bashkuar, që janë mbledhur për të pritur liderin Lulzim Basha, i cili mbyll fushatën elektorale në Durrës pasditen e sotme.
Operatori i “DurrësLajm” sjell pamjet e mëposhtme në rrugën “Taulantia” dhe Rrugën Tregtare, ku janë grumbulluar mbështetësit e PD, ku atmosfera duket entuziaste.





