Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë po zhvillojnë një protestë simbolike para Kuvendit të Kosovës.
Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.
Para Kuvendit janë vendosur disa karrige që simbolizojnë ulëset e Parlamentit dhe në to janë vendosur pankarta të ndryshme ku iu bëhet thirrje deputetëve që këto karrige janë për punë dhe jo për pushtet.