Mesfushori i skuadrës së Teutës, Emiliano Vila, rrëfen gjithçka. Sezonin e shkuar e konsideron të mirë. Lojtari është i bindur se Teuta do të bëjë një kampionat të mirë sezonin e ri, ndërsa lë të hapur gjithçka për vazhdimësinë.

Shpëtuat, po ku ishte problemi i ekipit?

Skuadra zhvilloi një gjysmë sezoni shumë të mirë dhe kjo na jep bindje për të ardhmen e Teutës. Për mua, ndikoi pak dhe pjesa e dy fazave të para, por dhe fakti që kemi lënë disa pikë që s’duhet t’i linim kur ishim në kulmin e sezonit në kampionat. Dhe kjo bëri që, pavarësisht se zhvilluam dy faza të mira, nuk arritëm të shkojmë në vendin e 4-t.

Mendoni se Teuta mund të bënte edhe më mirë?

Mendoj se ka qenë një vit i mirë. Kjo nuk diskutohet, sepse e kemi arritur të shmangim “play out”-in. Duhet të bëjmë maksimumin për t’u rritur akoma më shumë këtë sezon dhe për të krijuar një mentalitet fitues. Dhe kur arrin objektivin, është gjithmonë sukses. Tani do të mendojmë për nisjen e Superiores.

Te Teuta jeni në shtëpi. Si e sheh Vila kthimin e tij në Durrës?

Arsyeja dihet. Unë jam në shtëpinë time këtu dhe përshtatja nuk ishte problem. Teuta ka qenë pikërisht ambienti i mirë mbështetja nga shokët dhe drejtuesit ka qenë e ngrohtë dhe kjo me ndihmoi të përshëndetesha mirë. Për fat të mirë, dëmtime nuk kam pasur. Tashmë ndihem më mirë në Durrës, sepse jam i ambientuar me ekipin dhe shokët, pasi këtu jam rritur si lojtar. Shpresoj dhe e kam bindjen se sezoni i ri të jetë i lumtur për të gjithë dhe të arrijmë objektivin që do të vendosë klubi.

Si e shihni kampionatin shqiptar, konkurrencën që fali ky edicion?

Me bindje të plotë them që pas çdo viti ky kampionat pëson vetëm rritje. Konkurrenca e madhe normalisht ka ndikuar dhe është një kampionat me pak diferenca dhe kjo e bën më të veçantë. Ky edicion e tregoi që konkurrenca është shumë e fortë, ku në vijën e parë për titullin kampion ishin në luftë 3-4 skuadra. Është rritur niveli i futbollistëve dhe i cilësisë së lojtarëve këtu.

Ku do ta shohim Vilën sezonin e ardhshëm apo përsëri do të mbani veshur fanellën blu? 

Padiskutim Teuta është zgjedhja ime e parë dhe e vetme, pasi ndihem mirë këtu. Jam i kënaqur nga ekipi, po paraqiten shumë mirë, me mobilizim dhe përqendrim në stërvitje e ndeshje.