Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë është vënë në siklet kur është pyetur për raportet me këngëtaren tjetër Leonora Jakupi, me të cilën vite më parë ka pasur një përleshje fizike.
Adelina refuzoi t’i përgjigjet pyetjes që iu bë teksa reagoi me të qeshura dhe tha: “Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo tek unë”.
Kujtojmë qenë fillimet e karrierës së tyre, Adelina dhe Leonora kanë qenë të përfshira në një përleshje fizike, e cila aso kohe kishte bërë bujë në mediat shqiptare dhe kishte përfunduar edhe në gjykatë.
Gjatë këtyre ditëve, Adelina Ismajli ka bërë një postim në “Instagram”, që ka lënë për të nënkuptuar shumë.
“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë se në fakt ky ishte një postim për largimin e vëllait të këngëtares Jakupi. Por këto komente e kanë revoltuar jo pak Adelinën, që është detyruar të reagojë sërish.
Duke mos e fshehur ironinë, ajo ka thënë se nuk e ka pasur për të dhe ka thënë se nuk duhet të krahasojnë një mbeturinë me një diplomat.
“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetarë të caktuar, turp t’ju vijë që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.
Kjo u komentua në media pas rivalitetit që dyshja ka prej vitesh dhe ende nuk kanë raporte të mira njëra me tjetrën. Sherri më i bujshëm i showbizz-it shqiptar i para 17 viteve është padyshim ai mes dy këngëtareve Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi. Dy divat e skenës muzikore shqiptare u konfliktuan fizikisht në prapaskenat e një koncerti dhe arsyet nuk diheshin ende deri më sot.
Për herë të parë, për këtë sherr ka folur Ismajli, e cila ka thënë se arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë.