Intervistat e Edi Rames mbahen gjithnjë mend, sikurse është edhe kjo e prillit 1998, kur ai kishte vetëm disa ditë si anëtar i qeverisë dhe i bëhet pyetja se “ka pasur shume diskutime mbi sjelljen tij morale, sidomos në shtypin opozitar”, dhe Edi Rama përgjigjet: “Për mua morali është i lidhur me ato që thua apo ato që bën”. Më tej, gazetari Fevziu e pyet për akuzat që e kanë quajtur homoseksual.
Sigurisht një pyetje aspak e zakontë për kohën e megjithatë, Edi Rama si një i ri ende i pastërvitur me studio televizive përgjigjet: “Kurse imoraliteti më i madh në këtë rast është fabrikimi i akuzave mbi imoralitetin”.
“Opinion.al”





