Gjatë 2012-ës janë vrarë 67 gazetarë në të gjithë botën, ndërsa 30 vrasje janë duke u hetuar ende.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë që nxit lirinë e shtypit, me qendër në Shtetet e Bashkuara, thotë se vdekjet në vendet me luftime e kanë bërë 2012-ën një nga vitet më vdekjeprurëse për gazetarët.
Komiteti thotë se deri në mes të dhjetorit, 67 gazetarë figuronin të vrarë për këtë vit, në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre. Kjo shifër është mbi 40 për qind më e lartë se ajo e vitit 2011.
Grupi thotë se rreth 30 vrasje të tjera janë duke u hetuar. Në raportin e publikuar sot, thuhet se gjatë luftimeve në Siri janë vrarë 28 gazetarë nga forcat qeveritare ose të opozitës. 12 gazetarë janë varrë në Somali, në Pakistan janë vrarë 7 gazetarë, 4 në Baluchistan dhe 4 në Brazil.
Komiteti pë Mbrojtjen e Gazetarëve tha se në Meksikë, ku figuron të jetë vrarë një gazetar është përdorur dhunë e jashtëzakonshme për të censuruar shtypin, dhe disa prej këtyre rasteve janë duke u hetuar. Grupi përmend disa vende të tjera ku është vrarë të paktën një gazetar, si Rusia, Nigeria, Irani dhe Filipinet.