Drejtoria Arsimore në Durrës, ka shpërndare direktivat për të gjithë drejtuesit e shkollave, në lidhje me procesin e regjistrimit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

Ashtu si çdo vit, mësohet se fluks të madh dhe kërkesë të lartë nga nxënësit për regjistrime ka në katër gjimnazet e qytetit të Durrësit. Për këtë qëllim, është bërë edhe shpërndarja e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, sipas një plani pune të përcaktuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale në bazë të afërsisë gjeografike midis shkollave nëntëvjeçare dhe atyre të mesme.  

Regjistrimi paraprak ka përfunduar javën e fundit të muajit maj, me dorëzimin e formularëve nga ana e nxënësve, ndërsa regjistrimet zyrtare për nxënësit në shkollat 9-vjeçare e të mesme nisin më një shtator e përfundojnë një ditë para çeljes së vitit të ri arsimor, bënë me dije nga Drejtoria Arsimore Rajonale.

Më poshtë, urdhrat për shpërndarjen e nxënësve në shkollat e mesme:

K.H.