Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, iu është drejtuar me një urim nxnësve para nisjes së vit të ri shkollor.

Kushi shprehet se është shumë e gëzuar që nesër klasat do të mbushen me nxënës, teksa thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë dhe u bëri thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.

Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”, u shpreh ministrja.

“Këtë vit të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të ketë libra falas. Po ashtu për herë të parë nxënësit e klasës së parë do të mësojnë dhe anglisht. Urim për të gjithë nxënësit që nisin nesër vitin e ri shkollor, bashkë me angazhimin për të bërë gjithmonë më të mirën që ata të kenë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm. Suksese të gjithëve”,- shkruan Kushi.