Deklarata e kryeministrit Rama se brenda vitit tjetër do të çojmë në hapësirë dy satelitë nuk ka shkaktuar vetëm të qeshura në kuvend, por ka marrë vëmendjen e gjithë rrjetit gjatë ditës së sotme.

Ndërsa opozita qeshi me këtë deklaratë, Rama vijoi ta përforconte ndërsa tha se vitin tjetër satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do i shohim në hapësirë.

Në një kohë kur në vend është vënë në fokus debati për krizën e energjisë apo kur në kuvend pritet të votohet vendimi i qeverisë për kërkimin e huamarrjeje të re, për momentin deklarata e Ramës nuk bëri tjetër, veçse u kthye në një objekt memesh.