Një ekspozitë me fotografi që do të festojë karrierën dhe jetën e aktorës britanike, Audrey Hepburn, ku do të hapet në Galerinë Kombëtare të Londrës, në korrik të vitit të ardhshëm.

4 dhjetor 2014 –  Kjo ekspozitë do të paraqet ngritjen e saj në karrierë nga teatri West End në yllin më të fotografuar hollivudian, si dhe do të dokumentojë punën e saj humanitare.

Përpos fotografive klasike të aktores në filmin “Breakfast at Tiffany’s”, në ekpozitë do të shihen edhe fotografi familjare të papara më parë.

Sir Cecil Beaton dhe Richard Avedon janë fotografët të cilët kanë arritur të fotografojnë yllin klasik të botës së artit.