TIRANË- Ambasada Amerikane në vendin tonë njofton se ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat joemigruese dhe vizat emigruese do të publikohen në faqen zyrtare të Ambasadës nesër më 21 dhjetor.
Sipas Konsulles Lyra Gary, ndryshimet do hyjnë në zbatim që ditën e nesërme. Ambasada Amerikanë njofton se ndryshimet përfshijnë një shërbim të ri për pagesën e dokumentit, i cili do zbatohet në të gjithë botën.
Ky sistem i ri sipas ambasadës është më i efektshëm, pasi pagesat bëhen vetëm njëherë.
Ambasada Amerikane fton qytetarët e interesuar të vizitojnë nga nesër faqen zyrtare (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html),
për tu njohur me ndryshimet, shkaqet e këtyre ndryshimeve dhe ndikimet që do të kenë ato tek qytetarët.
Përfaqësuesit e Ambasadës u kërkojnë personave që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, në muajt dhjetor 2012 dhe janar 2013, të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion qw nga dita e neswrme..
Mësohet se qytetarët do të plotësojnë një formular 'on line', ndërsa pagesa kryhet para takimit. Ambasada Amerikanë gjithashtu bën me dije se për sqarime të mëtejshme do vërë në dispozicion të publikut numra falas dhe shërbimin 'Skype'.