TIRANE, 30 prill 2013– Natën e së premtes është vjedhur banesa e Erjon Veliajt, sekretari për Rininë dhe Emigracionin i Parisë Socialiste.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku çifti Veliaj nuk ndodheshin në shtëpi.
Ngjarja është denoncuar në polici, ndërkohë që ende nuk janë gjetur as gjurmët e autorëve, që dyshohet të jenë dy.
Banesa ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë. Veliaj bashkëjeton me juristen Ajola Xoxe.
Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, apartamenti është vjedhur me thyerje dhe autorët kanë përdorur një objekt të fortë metalik për të larguar fishekët në dy bravat e derës.
Sipas Veliajt, në banesën e tij janë marrë dy lapotopë personal, të tijin dhe të Xoxes dhe disa bizhuteri.
Ngjarja ende nuk është zbardhur pas tre ditësh.
Në vijim pritet të identifikohen autorët e vjedhjes.





