Pas 4 vitesh e gjysmë, rrugët e Dusan Vlahovic dhe Juventusit ndahen. Klubi bardhezi dhe qendërsulmuesi në fakt nuk e arritën marrëveshjen për rinovimin e kontratës që skadon në 30 qershor.Pas bisedimeve të fundit, në fakt u pa një diferencë e dukshme mes kërkesës së sulmuesit serb(8 milionë euro në vit plus komisione dhe shpërblim për firmën) dhe ofertës së drejtuesve të Zonjës së Vjetër(6 milionë euro plus bonuse dhe pa shpërblime të tjera). Dhe në këtë pikë tratativat u ndërprenë përfundimisht.Ky përfundim negociatash komplikon jo pak merkaton e Juventusit duke marrë parasysh vlerësimin e Spallettit ndaj Vlahovic diçka që ai nuk e ka fshehur kurrë.
‘E kemi ndjerë shumë mungesësn e Vlahovic-kishte thënë trajneri i Juventusit pas fitores ndaj Lecces përpara një muaji-nuk mund të luhet futboll pa një lojtar të karakteristikave të tij, pa një terminal fizik, të fortë dhe që shënon. Rinovimi? Klubi, mesa di unë ka tentuar të ketë një kontakt me të dhe do të provojë përsëri sepse këtë më thonë dhe unë iu besoj drejtuesve të mi’. Por në fund gjërat nuk shkuan siç shpresonte Spalletti dhe tani Juventusi do të duhet të blejë dy qendërsulmues në merkato duke qenë se Openda dhe David, janë ngelur në klasë nga trajneri toskan i cili kur e ka pasur në dispozicion Vlahovic gjithnjë e ka hedhur në fushë si titullar duke u shpërblyer me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit.





