Dy fitore në dy ndeshjet e para i dhurojnë kreun Vllaznisë.

Shkodranët befasojnë në këtë start të sezonit me një ecuri perfekte, katër gola të shënuar asnjë i pësuar.

Pas Apolonisë, kuqeblutë mposhtin edhe Skënderbeun në transfertë me rezultatin e pastër 0-2.

Haris Dilaver realizoi golin e parë në minutën e ’33-të ndërsa në të ’42-tën ishte braziliani Da Silva ai i cili hipotekoi këtë fitore.