VLORË 15 Maj 2004 – Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga policia e Vlorës në hyrje të autostradës.
Në kuadër të operacionit “Restart” rreth orës 05:30 të mëngjesit policia ka sekuestruar dy ton lëndë narkotike të llojit canabis sativa në një furgon tip “Mercedes Benz Sprinter” me targë AA002IB dhe ka vënë në pranga drejtuesin e tij Armando Kuçi nga Fieri.
Policia ka bllokuar edhe një mjet tip “Fiat Croma” me targë AA262FV i cili shoqëronte si pararojë ngarkesën e lëndës narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin Julian Byzyka banues në Fier. Blutë e qytetit të Vlorës bëjnë me dije se droga dyshohet se vinte nga Lazarati dhe do të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë të dyshuar sit ë përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.
Vlorë, sekuestrohen 2 ton drogë nga Lazarati, në pranga transportuesi dhe shoqëruesi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e diel 19 prill 2026
I dha Trump-it medaljen e Nobelit, politikanja venezueliane: Nuk jam penduar
Ngjarje e pazakontë në Poloni, ankesa për një gjarpër zbulon 148 pitonë në një pallat
Trajneri Dobi për humbjen: Të rinjtë nuk janë integruar plotësisht





