Janë arrestuar dy persona nga Vlora dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi para një muaji kanë vjedhur bizhuteri floriri në një banesë.

Të arrestuarit janë S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe personi që është shpallur në kërkim është L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë. Këta persona akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në grup, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa bizhuterive flori me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.Policia thotë se vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona, si dhe për kapjen e shtetasit L. H.