Një 40-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar pasi dyshohet se vodhi para nga çantat e tre punonjëseve në spitalin rajonal të qytetit dhe pajisje elektronike nga një dyqan në lagjen “Sul Paprri”.

Ngjarja ndodhi më 11 qershor, kur ai u përfshi në vjedhjen e parave në spital, ndërsa një natë më pas, në orët e mesnatës, dyshohet se ka thyer derën e dyqanit dhe ka marrë pajisjet elektronike. Këto sende u gjetën të fshehura në një banesë të braktisur në të njëjtën lagje.

I arrestuari, A. Ç. alias A. B., ka precedentë të mëparshëm për vjedhje, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ai ka kryer vjedhje të tjera në zonë.