Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk në Gdansk presidentja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen ka folur për ligjin e emigracionit dhe se Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve të parregullt në Bashkimin Evropian.
“Ne do të paraqesim një propozim, për përshpejtimin e kthimit të migrantëve të parregullt” tha ajo. Von der Leyen përshkroi gjithashtu planin e Komisionit për mbështetjen ndaj energjisë dhe që Evropa mos të jetë e varur nga Rusia.
“Ne po punojmë shumë për të rritur energjinë me karbon të ulët, si burimet e rinovueshme dhe bërthamore, sepse ato janë burime vendase. Jam e bindur se për një kohë të gjatë do të kemi nevojë për një ngarkesë bazë si me ato bërthamore ashtu edhe me gaz sepse e dimë se ato krijojnë vende të mira pune këtu në Evropë.
Ata na japin sigurinë energjetike, e cila është thelbësore, zvogëlojnë krizat dhe mbi të gjitha na bëjnë të pavarur, veçanërisht nga karburantet fosile ruse”, -theksoi Von der Leyen.