DURRËS-Të dielën në mëngjes, moti i keq në Portin e Durrësit ka bllokuar mbërritjen e anijeve.

Kjo ka bërë që tre tragete të linjës Bari-Durrës të vonohen.

Tragetet duhet të mbërrinin në Portin e Durrësit në orën 08:00, por era e fortë dhe deti i trazuar kanë bërë që të vonohen.

Ato pritet të mbërrijnë  me 5 orë vonesë.

Në det të hapur, forca e detit shkon deri në 8 ballë dhe si rrjedhojë i ka vështirësuar lundrimet, bëjnë të ditur burime të Kapitenerisë së Portit të Durrësit.