Këtë të hënë në selinë e PS-së janë mbledhur drejtuesit politikë, ku në fokus do të jetë vota e diasporës.
Rama nuk është i pranishëm, por prezent janë drejtuesit politik për Tiranën.
Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online. Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë mbledhje po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e diasporës.