Pjesë e përgjimeve të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” është edhe Ivo Doçi, administratori i Ujësjellës kanalizime Shijak.
Gjatë bisedës telefonike të Doçit me Astrit Avdyljan, kreun e bandës së Shijakut zbulohet sesi punonjësve të Ujësjellësit iu bëhet presion për votën.
Astriti i kërkon listën e punonjësve që votojnë Partinë Demokratike që t’i “shkundë mirë” që të votojnë PS-në ose të pushohen nga puna, mënyrë kjo e mbështetur plotësisht nga Ivo Doçi.
Pak më parë, në një reagim për mediat, UKD sqaroi se “shtetasi i përmendur në lidhje me përgjime të mundshme që përbëjnë vepër penale, Ivo Doçi, nuk ka qenë asnjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizime Durrës dhe as është aktualisht.”





