DURRES – Një votim në rrjetin social Facebook ka nxjerrë lojtarin më të mirë të vitit 2012 tek Teuta, portierin dhe kapitenin e saj, Bledian Rizvanin me 223 vota.

Gardiani ka lënë pas shokët e tij Nikën, Shetën dhe da Silvën me një diferencë të madhe votash. 

198 vota kanë shkuar për shkodranin Nika, ndërkohë që vetëm 16 vota ka mbledhur ish-kapiteni Arjan Sheta, i cili ka qenë në balotazh me kolegun dhe shokun e repartit, brazilianin Fernando da Silva.