Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 57-vjeçarit Demir Backa një natë më parë në qytetin e Fierit.

Makina e gjetur e djegur me të cilën dyshohet se u krye atentati ndaj tij mbrëmjen e të shtunës, ishte me targa të Kosovës.

Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit “Mercedes Benz C Class” me portobagazh, policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim dhe 16 gëzhoja plumbash.

Një nga pistat ku po heton policia është edhe një konflikt i para pak kohëve mes viktimës dhe një subjekti të OFL në Fier.