Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë.

Mësohet se policia ka gjetur rrobat e vrasësit mes fshatit Gjadër dhe Kakarriq. Në këto rroba janë gjetur edhe gjurmë ADN-je. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Policia ka lëshuar 5 urdhër-arreste. Sipas burimeve, autori është identifikuar dhe raportohet se është një shtetas i huaj.