Biznesmeni Ardian Nikulaj është vrarë mesditën e sotme në Shëngjin, rreth orës 13:30 në ambientet e lokalit të viktimës në rrethana ende të paqarta.

Lidhur me krimin, deputeti i PD Edi Paloka në një intervitë për ‘News24’ tha se ngjarja mund të jetë me background politik, por nuk ndau detaje të tjera pasi nuk kishte shumë informacion.

Sakaq theksoi se biznesmeni ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zonën e Shëngjinit.

“Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion”, ka thënë ai.